Lajme
Sirianët që luftojnë për Rusinë vriten në fushëbetejë, ukrainasit: S’kemi kohë t’i numërojmë
Demokracia
20:04 | 20 Prill 2022

Share:

Sirianët që luftojnë për Rusinë janë vrarë në fushën e betejës, citon Sky News të ketë thënë një zyrtar i lartë ukrainas i sigurisë.

Oleksiy Danilov, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, ndau foto që shfaqnin tre luftëtarë të vdekur me uniforma ushtarake, me fytyra të dukshme, transmeton Demokracia.com.

Ai tha se këta ishin luftëtarë të huaj që u vranë në rajonin e Luhanskut në Ukrainën lindore, ku forcat ukrainase po luftojnë në një ofensivë të re ruse. Ndihmësi i Danilov tha se ata ishin luftëtarë nga Siria dhe Libia.

“Ka shumë prej tyre atje dhe ata vazhdojnë të mblidhen nga e gjithë bota. Ne tashmë kemi fotografi të sirianëve të vrarë të cilët, siç e kuptojmë, erdhën për të ndihmuar regjimin e Putinit në luftën kundër Ukrainës”, tha Danilov në një intervistë me Sky News.

Sky News thotë se nuk ishte e mundur të verifikohej në mënyrë të pavarur këtë pretendim, por shkruan se zyrtarët e Kremlinit kishin njoftuar më herët planet për të rekrutuar deri në 16,000 vullnetarë nga Lindja e Mesme për t’iu bashkuar luftës në Ukrainë. I pyetur se sa sirianë u vranë, Danilov tha se ishte e vështirë të thuhej.

“Nuk i numërojmë, nuk kemi kohë t’i numërojmë… Sado që të dërgohen këtu, të gjithë do të vriten”, tha ai, shkruan Demokracia.com.

Danilov beson se lufta do të përfundojë me fitoren e Ukrainës. Por koha e asaj fitoreje varet nga një sërë faktorësh, veçanërisht nga armët e dhuruara Ukrainës nga partnerët. Danilov thotë se nëse armët e premtuara nga partnerët do t’u dorëzohen sa më shpejt, përfundimi i luftës mund të jetë shumë më i shpejtë.

Danilov zbuloi se Boris Johnson ishte lideri i parë i huaj i ftuar nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky më 24 shkurt kur Rusia filloi pushtimin e saj.

“Ata janë miq, Britania është miku ynë”, tha Danilov kur u pyet se pse Johnson ishte personi i parë që telefonoi Zelensky. /Demokracia.com/

Të ngjashme