Lajme
Kurti e Haxhiu takojnë mjeko-ligjorët, flasin për mundësinë që ndonjëri të dërgohet në Ukrainë
Demokracia
19:55 | 20 Prill 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kanë takuar sot ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore, dhe ata të ngarkuar me çështjet e ADN-së pranë Agjencisë Kosovare për Forenzikë.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, gjatë takimit u diskutua mundësia e angazhimit të ndonjërit nga ekspertët kosovarë të forenzikës në territorin e Ukrainës, si ndihmë e Republikës së Kosovës për shtetin që ka dy muaj që është nën sulmet e ashpra ushtarake të Federatës Ruse.

“Ditëve në vijim do të intensifikohet komunikimi ndërmjet Qeverisë dhe ekspertëve të forenzikës rreth kësaj forme të ndihmës për Ukrainën”, thuhet në fund.

Të ngjashme