Sport
Akuza për përdhunim në grup, ish-lojtari i Juventusit rrezikon 14 vite burg
Demokracia
16:20 | 20 Prill 2022

Share:

Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur për skuadrën e Genoas, pasi mesfushori i saj Manolo Portanova, i cili ka luajtur dhe për Juventusin, rrezikon 14 vite burg për përdhunim.

Ai së bashku me tre persona të tjerë dyshohen se kanë përdhunuar një studente 22-vjeçare, të cilën i kishin ushtruar edhe dhunë fizike.

Mesfushori duhet të paraqitet së bashku me dy të dyshuarit e tjerë përpara trupit gjykues në Siena në datën 7 qershor. Për të dyshuarin e katërt, pasi ai ishte vetëm 17 vjeç në kohën kur ka ndodhur ngjarja, do të gjykohet nga Gjykata e të Miturve në Firence. /Demokracia.com

Të ngjashme