Dy vetura janë përfshirë në një aksident trafiku në mesditën e sotme në kryeqytet.
Aksidenti ka ndodhur në Lagjen Arbëria, shkruan Demokracia.com.
Njësitë policore dhe Ndihma e Shpejtë kanë dalë në vendin e ngjarjes, derisa mësohet se moti me shi e borë dhe pakujdesia e njërit nga drejtuesit e dy veturave të përfshira në rast, ishin shkaktarë të aksidentit.
Deri më tani nuk dihet nëse ka të lënduar.
Policia e Kosovës, njëkohësisht “Apelon” te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar, të respektojnë rregullat në trafik dhe të ju përshtaten kushteve të rrugës dhe atyre atmosferike./Demokracia.com/