Lajme
SHBA: Rusia ka humbur 25% të fuqisë ushtarake
Demokracia
21:34 | 19 Prill 2022

Share:

Rusia po sulmon qytetet dhe fshatrat përreth Ukrainës lindore e që të dyja palët po e quajnë fazë të re të luftës pas humbjes së rreth 25% të fuqisë luftarake së dërguar në Ukrainë, sipas Pentagonit, raportoi AP të martën.

Kapja e rajonit të Donbasit ku flitet rusisht më shumë do t’i jepte presidentit Vladimir Putinit një fitore që i nevojitet shumë, duke e ndarë Ukrainën në dy dhe duke e privuar nga pasuritë kryesore industriale.

Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov, ka thënë se raketat ajrore shkatërruan 13 lokacione të trupave ukrainase dhe armëve ndërsa artileria goditi 1260 objekte ushtarake ukrainase dhe 1214 trupa në 24 orët e fundit.

Një zyrtar amerikan ka thënë se rusët po ndërmarrin veprime për të përmirësuar aftësitë që të kryejnë operacione luftarake në Donbas dhe “po përgatiten për atë që besojmë se do të ketë ofensiva më të mëdha në të ardhmen”.

SHBA-ja vlerësoi se ushtria ruse ka humbur rreth 25% të fuqisë luftarake që ka dërguar në Ukrainë në fillim të luftës, kështu që ata po rimbledhin njësitë luftarake për të hyrë në Ukrainë. Zyrtari tha se rusët shtuan dy grupe taktike batalioni të tjera në 24 orët e fundit, në një total prej 78.

Të ngjashme
Lajme • 10 Maj 2025