Lajme
Clark për tensionet në Veri: Qeveria të mos harroj që edhe KFOR-i është prezent në Kosovë
Demokracia
14:07 | 19 Prill 2022

Share:

Gjenerali amerikan në pension, Wesley Clark, ka zhvilluar një takim në qeveri me kryeministrin Albin Kurti.

Clark pas takimit ka folur për Televizionin 7 dhe ka treguar se me Kurtin s’kanë biseduar për sigurinë në Kosovë e Rajon.

“Në takimin me kryeministrin Kurti s’ka qenë temë diskutimi siguria në Kosovë e Rajon. Kemi biseduar për projekte energjetike”, tha Clark për T7.

Clark tutje ka deklaruar se është mirë që qeveria e Kosovës është e vëmendshme karshi situatës së sigurisë.

“Mirë që qeveria është e vëmendshme, mirëpo s’duhet harruar që edhe KFOR-i është prezent në Kosovë”, ka thënë Clark.

Ish-komandanti i NATO-s, është takuar edhe me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Të ngjashme