Kryetari i Partisë Demokratiket ë Kosovës, Memli Krasniqi ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme për media, pasi në Kuvendin e Kosovës nuk u votua miratimi i Komisionit Hetimor lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Kosovës.
”Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mban sot Konferencë të jashtëzakonshme për media, pas bllokimit nga ana e shumicës parlamentare për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.
PDK-ja si iniciuese e këtij Komisioni e lëshoi seancën e Kuvendit, pasi nuk morën vota të mjaftueshme.
Kusari-Lila, opozitës: Po doni Komision Hetimor për rrymën në kohën e luftës Rusi-Ukrainë