Lajme
Kusari-Lila, opozitës: Po doni Komision Hetimor për rrymën në kohën e luftës Rusi-Ukrainë
Demokracia
12:31 | 19 Prill 2022

Share:

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila ka deklaruar në Kuvend se opozita po dëshiron të formojë Komision Hetimor parlamentar për energjinë në kohën kur po zhvillohet lufta Rusi-Ukrainë e cila luftë e ka bazën e konfliktit në energji.

“Në rrethanat në të cilat tash në Evropë, është një luftë duke u zhvillu dhe bazën e konfliktit e ka në resurset dhe në mospasjen e mundësisë së pavarësimit energjetik të BE-së të cilën Rusia po e shfrytëzon, këtu në kuvend partitë opozitarë kanë bë çmos me e parandaluar qeverinë në krejt masat e veta. Fatmirësisht nuk ia kanë arritur, qeveria e ka vazhduar punën e vet”, ka thënë ajo.

Kusari tha se ligji për Hetimin Parlamentar nuk lejon të formohet Komisioni Hetimor pasi kryesuesi i komisionit duhet të zgjidhet nga partitë që s’janë iniciues të themelimit të Komisionit.

“VV nuk e cenon e as nuk e pengon punën e Kuvendit, po sigurohemi për ligjshmërinë e këtij procesi.. Më lejoni edhe njëherë të citoj nenin 10 të Ligjit për Hetim Parlamentar: Kryesuesi i Komisionit emërohet nga Kuvendit, kryesuesi zgjidhet nga njëri prej partive që s’është iniciues të themelimit të Komisionit dhe nuk i përket koalicionit qeverisës Janë blloku të gjitha grupet parlamentare, pasi nënshkruesit janë PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe. Dispozitat ligjore s’janë çështje teknike”, tha Kusari-Lila.

Nuk formohet Komisioni Hetimor, opozita lëshon seancën sallën e Kuvendit

Të ngjashme