ShowBiz
Ish konkurrenti i Për’puthen tregon nëse u pendua pasi u largua nga programi
Demokracia
10:50 | 19 Prill 2022

Share:

Bledi Beqiri, ishte konkurrent i këtij sezoni tek “Për’Puthen”.

Bledi zhvilloi takime të ndryshme brenda programit, shkruan lajmi.net.

Mirëpo, ai nuk arriti të dilte çift nga programi dhe u largua vetëm tri javë më parë.

Bledi vazhdon të mbetet aktiv me postime në rrjetet sociale, ku së fundmi bëri një bisedë në “InstaStory” bashkë me fansat e tij.

Një fans iu drejtua Bledit se mos i ka rënë pishman që u largua nga “Për’Puthen”.

Ndërsa ai e mohoi këtë duke thënë se ishte një eksperiencë e bukur.

“Jo, sepse familja mbi të gjitha, por prapë e përsëris një ndër eksperiencat më të bukura që isha pjesë dhe faleminderit Top-Channel, Olses dhe krejt stafit komplet për mundësinë” shkroi ai./Lajmi.net/

Të ngjashme