Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer disa vjedhje në Gjakovë, raporton Demorkacia.com.
Tutje thuhet se i arrestuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
‘Rr. Emin Duraku, Gjakovë, 18.04.2022 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte bërë disa vjedhje të mbathjeve në korridoret e ndërtesave. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Demokracia.com/