Janë mbyllur pjesët e para në dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës në futboll.
Feronikeli është nikoqir i Prishtinës në Drenas, derisa Besa po luan në shtëpi përballë Llapit, shkruan Demokracia.com.
Pas 45 minutash, “Nikli” është në epërsi 1:0 ndaj Prishtinës me golin e shënuar nga Marko Simonovski (’45).
Nga ana tjetër, Llapi po fiton 1:2 ndaj Besës në Pejë.
Edon Sadriu (‘2) dhe Engjëll Hoti (’20) shënuan për Llapin, kiurse Tahiri (’26) shënoi për vendasit.
Këto dy ndeshje janë të vlefshme për javën e 25-të në Superligën e Kosovës. /Demokracia.com