Lajme
FOTO| Kiev: Google ka hapur qasjen në bazat ushtarake ruse, ato më parë ishin errësuar
Demokracia
17:03 | 18 Prill 2022

Share:

Forcat e armatosura të Ukrainës njoftuan në Twitter se Google Maps ka hapur aksesin në objektet ushtarake dhe strategjike ruse. Dikur ato errësoheshin, transmeton Demokracia.com.

“Tani të gjithë mund të shohin lëshues të ndryshëm rusë, mina të raketave balistike ndërkontinentale, poste komanduese dhe deponi sekrete me një rezolucion prej rreth 0.5 metra për pixel”, thuhet në deklaratë.

Imazhet e disponueshme tani përfshijnë një aeroplanmbajtëse, depo armësh bërthamore pranë Murmansk, nëndetëse pranë Kamchatka dhe një bazë ushtarake në Kursk, 150 kilometra nga kufiri ukrainas. /Demokracia.com/

Të ngjashme