Lajme
SHBA organizon samit globa| Koronavirusit i jepet fund në këtë datë
Demokracia
15:57 | 18 Prill 2022

Share:

Administrata e presidentit amerikan, Joseph Biden ka planifikuar një samit global për koronavirusin për 12 maj, raportoi agjencia AFP.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, në samit duhet të merret vendimi për t’i dhënë fund pandemisë së koronavirusit në botë, por edhe të fillojë të bëjë një plan për sfida të ngjashme në të ardhmen, përcjellë Demokracia.com.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se që nga fillimi i pandemisë, numri i të prekurve nga Covid-i ka kaluar mbi 500 milionë, ndërsa numri i të vdekurve është gati 6.2 milionë.

Statistikat e OBSH-së bazohen në të dhëna zyrtare nga vendet.

Shumica e rasteve u regjistruan në Shtetet e Bashkuara – afër 80 milionë, pasuar nga 43 milionë në Indi, 30 në Brazil, 26.5 milionë në Francë dhe 23.1 milionë në Gjermani. /Demokracia.com/

Të ngjashme