Lajme
Dy ushtarë britanikë të kapur në forcat ruse në Ukrainë i dërgojnë një mesazh nga televizioni rus Boris Johnsonit
Demokracia
13:57 | 18 Prill 2022

Share:

Dy ushtarë britanikë, Shaun Pinner dhe Aiden Aslin, që luftonin me Ukrainën janë shfaqur në televizionin shtetëror rus duke kërkuar që të shkëmbehen me një politikan pro-rus që mbahet nga autoritetet ukrainase.

Të nxitur nga një burrë që nuk u identifikua, ata të dy i kërkuan kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson t’i sillte në shtëpi në këmbim të lirimit të politikanit Viktor Medvedchuk.

Pak më parë, Shërbimi Sekret i Ukrainës publikoi një video të z. Medvedchuk duke kërkuar që të shkëmbehej me banorët e Mariupolit.

 

Të ngjashme