Lajme
Dodik: Do refuzoja Rusinë nëse do kërkonte diçka kundër Republikës Srpska
Demokracia
13:37 | 18 Prill 2022

Share:

“Nëse Moska na kërkon diçka që është kundër interesave serbe, unë do të isha kundër”, ka thënë anëtari serb i presidencës trepalëshe të Bosnjës Dhe Hercegovinës dhe udhëheqësi i Republikës Serbe, Milorad Dodik, në një intervistë për gazetën serbe Politika.

“Moska nuk ka bërë asgjë në dëmin tonë dhe unë e vlerësoj këtë”, theksoi Dodik, duke shtuar se të gjitha projektet britanike dhe gjermane në Republikën Srpska do të pezullohen.

Për shkak të pasurisë së tij, por edhe nën akuzën se është në bashkëpunim me Moskën, Britania e Madhe vendosi sanksione ndaj Dodikut pas Amerikës, të cilat priten edhe nga Gjermania.

“Gjermania e ka ndaluar kompaninë e saj të ndërtojë fermën e erës Hrgud në Srpska. A e dini se sa vende po kërkojnë të ndërtojnë ferma me erë apo janë të gatshëm t’u japin hua atyre”, potencoi ai.

“Gjermanët do të kenë një afat gjashtëmujor, kështu që nëse duan, do t’u japim Hrgudin kinezeve, do te pezullojmë të gjitha projektet britanike dhe gjermane në RS, deklaroi Dodik.

Kur u pyet për rrëmbimin, të cilin EUFOR e mohoi, Dodik pohoi se ishte zbuluar se njësitë e kombinuara britaniko-amerikane duhet ta lokalizonin, ta merrnin dhe ta çonin në një vend të panjohur, shkruan Albanianpost.

Ai tha se “nëse në Sarajevë mendojnë se Republika Srpska duhet të vendosë sanksione, ndoshta kjo duhet të lejohet, në mënyrë që Srpska të bëhet armike e Rusisë”.

“Nuk mund të na lejoj të vendosim sanksione ndaj një vendi që na pengoi të etiketoheshim si gjenocid me sugjerimin e Britanisë së Madhe. Unë do të largohem nga detyra në vend që ta bëj këtë”, potencoi Dodik.

Të ngjashme