Kombëtarja U16 e Kosovës në hendboll (vajzat) ka udhëtuar dje për në Podgoricë të Malit të Zi ku ditëve të ardhshme do të paraqitet në Kampionatin Mesdhetar.
Kombëtarja është vendosur në kryeqendrën e Malit të Zi dhe tashmë ka zhvilluar një seancë stërvitore.
Vashat kosovare menjëherë sot në mëngjes e luajnë ndeshjen e parë.
Pasdite Kosovën U16 e pret tjetër ndeshje e vështirë. Nga ora 16:00 është ndeshja Kosova – Rumania.
Vajzat tona me ndeshje të forta vazhdojnë edhe të martën. Prej orës 12:00 përballë tyre do të jenë lojtaret spanjolle.
Më pas janë ndeshjet për plasman.
Te Kombëtarja ka disponim për të dhënë më të mirën dhe për të përfituar maksimalisht nga kjo përvojë shumë e rëndësishme. Të gjitha ekipet pjesëmarrëse janë të nivelit të lartë./Demokracia.com/