Lajme
Gjoshi-Kurtit: O “talent”, prej kur 100 euro janë më shumë se paratë që mund të tërhiqen nga trusti?
Demokracia
11:54 | 18 Prill 2022

Share:

Kryeministri Albin Kurti sot është shprehur kundër një tërheqje tjetër nga Trusti, duke thënë se kështu kanë vlerësuar edhe dy ekspertë të Fondit Monetar Ndërkombëtarë.

Kjo deklaratë e Kurtit ka nxitur reagime edhe tek partitë opozitare. Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka deklaruar se Kurtin “e ka kapur inati”, pasi që sipas tij, PDK-ja ka dhënë ide më të mirë se sa e gjithë Qeveria.

“E ka kap inati pasi që PDK-ja e ka dhënë një ide shumë më të mirë sesa krejt Qeveria e tij. Inati iu ka rritë kur e ka marrë vesh se deputetët e partisë së tij do ta votojnë këtë ide të PDK-së. Kurti po thotë se tërheqja e një pjese të trustit nuk e zgjidh problemin. Paramendojeni, sa “të aftë” e kemi Kryeministrin. Vitrat e tij prej 100 eurove i prezanton si shpëtim, kurse idenë e PDK-së si diçka që nuk e zgjidh problemin. O “talent”, prej kur 100 euro janë më shumë se mijëra euro që mund të tërhiqen me vullnet nga trusti?”, ka shkruar Gjoshi.

Postimi i plotë:

Albin Kurtin e ka kap inati.

E ka kap inati pasi që PDK-ja e ka dhënë një ide shumë më të mirë sesa krejt Qeveria e tij. Inati iu ka rritë kur e ka marrë vesh se deputetët e partisë së tij do ta votojnë këtë ide të PDK-së.

Kurti po thotë se tërheqja e një pjese të trustit nuk e zgjidh problemin.

Paramendojeni, sa “të aftë” e kemi Kryeministrin. Vitrat e tij prej 100 eurove i prezanton si shpëtim, kurse idenë e PDK-së si diçka që nuk e zgjidh problemin.

O “talent”, prej kur 100 euro janë më shumë se mijëra euro që mund të tërhiqen me vullnet nga trusti?

Të ngjashme