Sport
“Derbi i shqiptarëve” i takon Grasshoppersit: Demhasaj shënoi gol vendimtar
Demokracia
11:39 | 13 Mars 2021

Share:

Futbollistët shqiptarë, Shkëlqim Demhasaj dhe Ermir Lenjani kanë fituar ndeshjen ndaj bashkëkombësve të tyre, Liridon Berishës, Liridon Mulajt, Mirlind Kryeziut dhe Mark Marlekut të Kriensit.

Grasshoppers fitoi me rezultat 1:2 si mysafir, derisa Demhasaj shkëlqeu me golin vendimtar, shkruan Demokracia.com.

Me një goditje të saktë, ish-reprezentuesi i Kosovës arriti të shënojë që në minutën e shtatë të ndeshjes.

Ky ishte goli i tetë sezonal për Demhasajn deri më tani. /Demokracia.com

https://streamable.com/5u6two

Të ngjashme