Ballkani ka mundur të kalojë në avantazh qysh në minutat e para të takimit kundër Prishtinës.
Ermal Krasniqi ka dështuar të realizojë nga penalltia në minutën e 8-të të përballjes, raporton Demokracia.com.
Portieri i Prishtinës, Eglant Haxho e ka kuptuar anën e goditjes së anësorit suharekas duke e pritur goditjen e tij.
Rezultati momental është 0-0 në takimin e javës së 29-të në Superligën e Kosovës në futboll./Demokracia.com/