Sport
Bahri Gjinovci zgjidhet kryetar i ri i FVK-së
Demokracia
10:02 | 13 Mars 2021

Share:

Federata e Volejbollit e Kosovës ka mbajtur Kuvendin e Punës 2020 dhe Zgjedhor.

Për shkak të situatës pandemike dhe numrit të delegatëve, Kuvendi është mbajtur online.

Mbledhjen e Kuvendit të Punës e hapi kryetari Abedin Ibrahimi i cili falenderoj të gjithë delegatët për bashkpunimin gjatë kohës sa ishte në krye të FVK-së, për të kaluar me pjesen e raportimeve.

Në pjesen zgjedhore delegatët e pranishëm unanimisht votuan Bahri A. Gjinovci për Kryetar të ri të FVK-së.

Për nënkryetarë u zgjodhën Mimoza Shkodra Bislimi dhe Abedin Ibrahimi.

Në Bordin e ri u zgjodhën: Abedin Mehani, Halime Fetahu, Dibran Kastrati dhe Valon Xhafaj.

Pas zgjedhjes në krye të FVK-së Gjinovci i falenderoj të gjithë delegatët për besimin, duke i siguruar që do të bashkpunoj me të gjithë pa dallim, në ngritjen dhe zhvillimin e sportit të volejbollit. /Demokracia.com

Të ngjashme