Lajme
Bleron Baraliu: Kush e mbështet ‘Ballkanin e Hapur’ është tradhtar
Demokracia
19:43 | 16 Prill 2022

Share:

Analisti Bleron Baraliu, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se shqiptarët që mbështesin iniciativën e “Open Balkan” (Ballkani i Hapur) janë hiç më pak se tradhtar.

Ndër të tjera, Baraliu shkruan se kur i mendon shqiptarët që mbështesin “Open Balkans”, e gjen veten në një nivel të ri habie, duke lënë të kuptohet që i duket e paperceptueshme.

“Sot arrita një nivel të ri të habisë, kur mësova se ende ekzistojnë njerëz kaq të marrë që besojnë se Open Balkans u shërbeka pozitivisht gjithë shteteve të Ballkanit.  Rrallë herë e gjej veten në mendime kaq diametrale, por në këtë rast, më duhet të them se deri më tani vazhdoj të mendoj se aktet e shqiptarëve në shërbim të Open Balkans janë hiq më pak se akte tradhëtie!?” ka shkuar ai.

Kujtojmë se iniciativa e ‘Open Balkans’ është temë mjaft e përfolur në rajon.

Nga 6 shtete që potencialisht mund të jenë pjesë e kësaj iniciative ( Kosova, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnje e Hercegovina, Serbia), momentalisht janë vetëm 3 prej tyre (Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia)

Të ngjashme