Sport
Nuk ka fitore për Valon Berishën e Arbër Zenelin, Reims – Lyon mbyllet me barazim
Demokracia
23:01 | 12 Mars 2021

Share:

Reimsi i Valon Berishës e Arbër Zenelit, ka qenë shumë afër një fitoreje të madhe sonte pasi deri në minutën e  90+2’ ishte duke udhëhequr me rezultat 1:0, shkruan Demokracia.com.

Kur pritej se kjo skuadër do të marrë një fitore të madhe përballë Lyonit, një gabim në mbrojtje u kushtoi me humbjen e dy pikëve.

Gjithsesi, edhe barazimi sonte është i mirë pasi luanin ndaj një kundërshtari shumë të fuqishëm.

Berisha ishte titullar dhe luajti 67-të minuta, ndërsa Arbër Zeneli në fushë u inkuadrua në minutën e 74-të.

Remis pas 29 ndeshjeve është në pozitën e 11-të me 35 pikë, ndërsa Lyoni është i treti në tabelë me 60 pikë. /Demokracia.com

Të ngjashme