Humbja me Bylisin në Shkodër i ka kushtuar shumë shkodranëve duke bërë që trajneri Thomas Brdariç të largohet.
Kanë qenë drejtuesit ata të cilët i kanë kërkuar largimin trajnerit.
Mediet në Shqipëri shkruajnë se drejtimin e skuadrës do ta marrë Elvis Plori, trajneri i parë i kuqebluve bashkë me pjesën e mbetur te stafit teknik.
Pas disa orësh konsultimesh është vendosur largimi i Brdariç. Skuadra ka të paktën 9 javë që ka ndryshuar lojën e saj por edhe rezultatet duke bërë që nga 9 pikë diferencë në vendin e parë te shkojë në një pikë dhe tashmë me kete humbje ndaj Bylisit mund të lëshohet edhe vendi i parë. /Demokracia.com