Një person është vrarë në fshatin Zllakuqan të komunës së Klinës të premten rreth orës 18:20.
Rasti është konfirmuar për Demokracia.com nga zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë se mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës.
“Rreth orës 18:20 minuta policia është njoftuar për një plagosje në Zllakuqan të Klinës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe i plagosuri është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës”, ka thënë ai.
Gashi ka bërë të ditur se njësitet kompetente të Policisë së Kosovës janë në vendin e ngjarjes./Demokracia.com/