Lajme
Aida Dërguti ironizon me Sveçlën: Cili është dallimi mes fjalës budallicë dhe budallallëqe?
Demokracia
18:10 | 15 Prill 2022

Share:

Ish-deputetja e PSD-së në Kuvendin e Kosovës, Aida Dërguti ka reaguar pasi ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në një konferencë për medie iu drejtua gazetares me arrogancë dhe nuk i dha përgjigje, por tha se “flet për budallallëqe”.

E Dërguti në postimin e saj në Facebook pyeti se ku ishte dallimi i fjalës budallicë dhe budallallëqe.

“Cili është dallimi mes fjalës budallicë dhe budallallëqe?”, ka shkruar ajo.

Kjo pyetje vjen pasi ditë më parë edhe analisti Halil Matoshi e kishte quajtur “budallicë” ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, por më pas kishte kërkuar falje. Kujtojmë se Albulena Haxhiu kishte kërkuar që Matoshit të mos i jepet më hapësirë për pjesëmarrje në debate.

Të ngjashme