Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq i ka reaguar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, pas intervistës së dhënë për CNN.
Bërnabiq përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Twitter, ka thënë se Vjosa Osmani po dërgon mesazhe të “papërgjegjshme”, përcjell Demokracia.com.
“Mesazhet e papërgjeshme që ajo ka përçuar, në një kohë kaq delikate për rajonin dhe për botën, s’po e ndihmojnë askënd”, ka thënë ajo.
Sipas kryeministres serbe, këto mesazhe po dërgohen nga ata që ajo pretendon se i mohojnë të drejtat bazike të serbëve.
“Prishtina duhet ta ndalojë propagandën dhe të fokusohet”, ka thënë ajo tutje.
Osmani në një intervistë për CNN të enjten ka thënë se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është shumë i zoti për të bërë propagandën që mbështetet nga Rusia, pasi që kishte një përvojë si Ministër i Propagandës në Qeverinë e Milloshevqit./Demokracia.com/