Frankfurti ka shkëlqyer sonte në “CAmp Nou”duke e shkatërruar gjigantin evropian, Barcelonën në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Evropës, shkruan Demokracia.com.
Frankfurti ka triumfuar me rezultat 3:2 në ndeshjen e dytë kthyese duke befasuar kështu të gjithë. Filip Kostic shënoi dy herë dhe një e realizoi Santos për ta bërë skuadrën e Xavit të duket sot shumë e vogël. Golat për Barcelonën i shënuan Busquets e Depay.
Të kujtojmë ndeshja e parë në luajtur në Gjermani u mbyll me rezultat të barabartë 1:1. Në takimet tjera West Hami e ka eliminuar Lyonin ndërsa Leipzigu e ka siguruar kualifikimin duke e mposhtur Atalantan në Itali. /Demokracia.com