Qeveria e Kosovës po planifikon ndryshimin e Politikave Tatimore. Në Projektligjin e përgatitur nga Qeveria e Republikës së Kosovës janë propozuar normat e reja tatimit në pagë.
Projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjeve që përcaktojnë shumën e benifecionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore parasheh:
Të ardhurat vjetore bruto nga 0.00 deri në 3,000.00 euro do të kenë 0% normë të tatimit, derisa nga 3,000.01 deri në 5,400.00 euro normal do të jetë 8%, si dhe nga 5,400.01 deri në PA LIMIT, tatimi do të jetë 10%.
Me fjalë tjera, nëse e ngushtojmë në terma mujor (jo në bazë vjetore), me vlerat e pagës së tatueshme (pra: Paga Bruto – 5% të Kontributeve Pensionale), vijmë në përfundimin: a. Paga e tatueshme deri në 250 Euro – tatimi = 0%; b. Paga e tatueshme nga 250.01 deri në 450 Euro – tatimi = 8%; c. Paga e tatueshme mbi 450.01 deri në pa limit – tatimi = 10%.

Ndërsa tatimi në të ardhurat personale, sipas Ligjit të tanishëm është si më poshtë:
1. Tatimi në të ardhura personale vjetore, ngarkohet sipas shkallëve në vijim:
1.1 Për të ardhurat e tatueshme nëntëqind e gjashtëdhjetë euro (960 €) ose më pak, zero
për qind (0%);
1.2. Për të ardhurat e tatueshme mbi nëntëqind e gjashtëdhjetë euro (960 €) deri në tremijë euro (3.000 €), duke përfshirë edhe shumën tremijë euro (3.000 €), katër për qind (4%) të shumës mbi nëntëqind e gjashtëdhjetë euro (960 €);
1.3. Për të ardhurat e tatueshme mbi tremijë euro (3.000 €), deri në pesëmijë e katërqind (5.400 €), duke përfshirë edhe shumën pesëmijë e katërqind (5,400 €),Tetëdhjetë e një pikë gjashtë euro (81.6 €) plus tetë për qind (8%) të shumës mbi tremijë euro (3.000 €); dhe
1.4. Për të ardhurat e tatueshme mbi pesëmijë e katërqind (5,400 €), dyqind e shtatëdhjetë e tre pikë gjashtë euro (273.6 €) plus dhjetë për qind (10%) të shumës mbi pesëmijë e katërqind (5,400 €)./Insajderi/