Sport
Ish-lojtari i Atleticos në qendër të skandalit: E godet gruan me veturë, pasi e zuri duke e tradhtuar me të dashurën
Demokracia
14:55 | 14 Prill 2022

Share:

Eduardo Salvio, futbollisti argjentinas është aktualisht tema numër një në mediat argjentinase, por edhe më gjerë, për shkak se e goditi me veturë gruan e tij, e cila e zuri duke e tradhtuar atë.

Sipas mediave në Argjentinë, ish-lojtari i Atletico Madridit dhe Benficas, baba i dy fëmijëve, ka përplasur me veturë ish-bashkëshorten e tij, modelen Aravena Magali, e cila e kapi duke tradhtuar me një tjetër, në veturë

Më pas, siç mund thuhet në raportimet, ai ka nisur veturën nga vendi i ngjarjes, ndërsa gruaja nuk ka arritur të largohet dhe të shmangë goditjen, përcjell Demokracia.com.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Puerto Madero të Buenos Aires.

Policia konfirmoi se kërkimet për Salvio janë në vazhdim, ndërsa ish-bashkëshortja e tij ka përfunduar në spital për shkak të plagëve të marra nga futbollisti.

Salvio e filloi karrierën e tij në Lanus, prej andej kaloi në Atletico dhe më pas në huazim te Benfica, ku kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij, gjithsej tetë vjet. Ai është në Boca Junior që nga viti 2019./Demokracia.com/

Të ngjashme