Një njësi speciale e ushtrisë ukrainase shkatërroi një urë në rajonin e Kharkivit në momentin kur një kolonë ruse po lëvizte mbi të, duke lëvizur drejt qytetit të Izjum në juglindje të Ukrainës, njoftoi komanda e forcave speciale ukrainase, transmeton Demokracia.com.
Zyrtarët ukrainas kanë njoftuar se luftime të ashpra janë zhvilluar ditët e fundit pranë Izjum, duke thënë se rusët po përpiqen të arrijnë në rajonin lindor të Donbasit nga drejtimi i Izjum. /Demokracia.com/