Lajme
Ministri i Jashtëm i Irlandës do të vizitojë Kievin në shenjë solidariteti
Demokracia
11:53 | 14 Prill 2022

Share:

Ministri i Jashtëm dhe i Mbrojtjes i Irlandës, Simon Coveney, është zyrtari i fundit që do të vizitojë Kievin sot, ndërsa kombet vazhdojnë të tregojnë mbështetje për Ukrainën.

Coveney do të vizitojë zonat në kryeqytetin ukrainas të prekura drejtpërdrejt nga pushtimi rus dhe ai do të takohet me homologët e tij, ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba dhe ministrin e mbrojtjes, Oleksii Reznikov.

Departamenti i Punëve të Jashtme tha se diskutimet e Coveney me qeverinë ukrainase do të përqendrohen në atë se si Irlanda mund të vazhdojë të “sigurojë mbështetje politike, të sigurisë dhe humanitare për Ukrainën, të ndihmojë Ukrainën në aplikimin e saj për statusin e kandidatit në BE, të çojë përpara sanksione të mëtejshme të BE-së ndaj Rusisë dhe të kërkojë llogari Rusinë për pushtimin e saj brutal dhe të pajustifikuar”.

Irlanda u ka dhënë Ukrainës dhe refugjatëve ukrainas 20 milionë euro ndihmë humanitare, si dhe 33 milionë euro ndihmë për ushtrinë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme