Lajme
I vdes nëna, djali thotë se u vonua ndihma e shpejtë
Demokracia
09:30 | 14 Prill 2022

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka raportuar se nëna e tij ka vdekur në shtëpinë e saj, raporton Demokracia.com.

Sipas policisë rasti ka ndodhur gjatë ditës së mërkurë në fshatin Keqekollë të komunës së Prishtinës, rreth orës 10:00.

Kurse, trupi viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Ankuesi mashkull  kosovar  ka informuar se nëna e tij viktima femër  kosovare ka vdekur në shtëpinë e saj. Sipas ankuesit, dyshon se deri te vdekja e nënës së tij ka ardhur si pasojë që ndihma e shpejtë nuk ka dalë me kohë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Demokracia.com/

Të ngjashme