Lajme
Mjeku shqiptar në Amerikë: Pandemia ende nuk ka përfunduar, por nuk do të kemi më izolim total
Demokracia
08:33 | 14 Prill 2022

Share:

Megjithëse masat mbrojtëse nga pandemia në shumë vende të botës kanë filluar të lirohen, nuk mund të thuhet se pandemia ka përfunduar.

Mjeku Pashko Camaj, i cili jeton në Nju Jork dhe është i specializuar në Shkenca të Shëndetit Publik, ka thënë se pandemia ende nuk ka përfunduar.

“Ka rënie të madhe të numrit të vdekjes nga ky virus, kemi rastin në Azinë Lindore ku omikroni po u shkon atje dhe po bën rrëmujë në infeksionet, pra varet në vendet ku jetojmë, sa njerëz po vaksinohet dhe sa po infektohen”, tha ai sot në Radio Televizionin e Kosovës.

Sipas tij nuk do të ketë deklaratë se pandemia ka përfunduar.

“Në bazë të shifrave, jemi në një fazë endemike, por duhet të mësohemi të jetojmë me të. Në SHBA vaksinimi ka arritur në 70% në total”, deklaroi ai.

Camaj vlerësoi se procesi i menaxhimi të pandemisë do të vazhdojë edhe një kohë.

Për mundësinë e izolimit, Pashko Camaj tha se nuk do të ketë.

“Nuk besoj se do të ketë, imuniteti i njerëzve është i madh, nuk besoj dhe as ekspertët nuk shohin se do të ketë sikur kishim më parë, pra nuk e besoj se do të ketë izolim total”, tha ai.

Pashko Camaj

Të ngjashme