Lajme
Zelensky, Rusisë: Paqe ose largohuni nga komuniteti ndërkombëtar
Demokracia
07:03 | 14 Prill 2022

Share:

Në fjalim e tij të natës drejtuar kombit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka thënë se nëse Rusia nuk arrin të ndjekë një marrëveshje paqeje, ajo duhet të largohet përgjithmonë nga mekanizmat ndërkombëtar.

“Ose udhëheqja ruse do të kërkojë realisht paqen ose si rezultat i kësaj lufte Rusia do të largohet përgjithmonë nga arena ndërkombëtare”, ka thënë Zelensky, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Duke folur për sulmet në rritje të Rusisë në lindje dhe jug të Ukrainës, Zelensky tha se i gjithë ky aktivitet dëshmon para se gjithash për pasigurinë e rusëve.

“Për faktin se edhe me rezerva të konsiderueshme të pajisjeve ushtarake sovjetike dhe një numër të konsiderueshëm ushtarësh, trupat ruse dyshojnë në aftësinë e tyre për të na thyer, për të thyer Ukrainën. Epo, ne bëjmë gjithçka për të justifikuar dyshimet e tyre”, ka thënë ai, transmeton Klankosova.tv.

Ai përsëriti gjithashtu thirrjen e tij për një embargo totale të naftës ruse, duke thënë se Bashkimi Evropian duhet të ndalojë sponsorizimin e makinës ushtarake të Rusisë.

I pari i ukrainasve shprehu mirënjohje për presidentin amerikan, Joe Biden, pasi ky i fundit i ka premtuar Ukrainës një tjetër ndihmë masvie armësh.

Të ngjashme