Sport
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi vizitoi skuadrën pejane, vëzhgon punimet e stadiumit
Demokracia
22:01 | 13 Prill 2022

Share:

Presidenti Agim Ademi i shoqëruar nga nënkryetari Bakir Burri, ka vizituar sot klubin e futbollit Behar në Vitomiricë të Pejës për të parë zhvillimet në punimin e fushës me bari sintetik, e që është investim i FFK-së.

I pari i FFK-së u prit nga kryetar i Lidhjes Rajonale të Pejës, Avdi Gashi dhe kryetari i klubit Behar, Asmir Zekič.

Presidenti Ademi u njoftua nga afër me mbarëvajtjen e punimeve në fushë, ku gjithçka është duke shkuar mbarë dhe mirë.

Ky klub, i cili vepron në kuadër të Ligës së Dytë, ku pjesa më e madhe e futbollistëve janë të komunitetit boshnjak, shumë shpejt aktivitetin do ta zhvillojë në një fushë me bari artificial të një kualiteti të lartë. /Demokracia.com

 

Të ngjashme