Lajme
Në Podujevë konfiskohen produkte pa afat nga inspektorati
Demokracia
20:52 | 13 Prill 2022

Share:

Drejtoria e Inspektoratit ka njoftuar se ka ndërmarrë një aksion në marketet ushqimore në Komunën e Podujevës për kontrollin e produkteve.

Përmes një njoftimi nga komuna është bërë e ditur se gjatë kontrollit janë gjetur produkte të ndryshme me afat të skaduar.

Komuna tutje ka paralajmëruar se Drejtoria e Inspektoratit do të vazhdojë me aksione të tilla edhe ditëve në vijim.

“Drejtoria e Inspekcionit sot ka ndërmarrë një aksion në verifikimin e produkteve ushqimore rreth skadencës së tyre, me këtë rast ata kanë hasur në sasi të konsiderueshme të produkteve me afat të skaduar në markete të ndryshme dhe menjëherë kanë bërë konfiskimin dhe asgjësimin e mallit”, thuhet në njoftim.

Marketet janë gjobitur, ndërkohë është njoftuar edhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës.

Të ngjashme