ShowBiz
Cricket dhe Diona lansojnë klipin e këngës “Dikur”
Demokracia
19:10 | 13 Prill 2022

Share:

“Dikur” është titulli i këngës më të re, të cilën producenti Cricket e ka sjellë në bashkëpunim me Diona Fonën dhe e kanë kompletuar me videoklip.

Cricket qëndron prapa këtij projekti, të cilit ia ka bërë muzikën, ndërsa tekstin e ka shkruar Endrit Mumajesi.

Për melodinë është angazhuar Diona dhe Endrit Mumajesi, derisa masterizimi është bërë nga Lorenc Aliaj.

Për anën vizuale është kujdesur produksionit Imagine Films që e ka bërë xhirimin e videos muzikore.

Kënga “Dikur” vjen si një baladë që pritet të pëlqehet nga fansat e Cricket dhe Dionës. /Telegrafi/

Të ngjashme