Trupat rusë kanë marrë Izyum dhe tani janë rrugës për në Mariupol, me synimin për t’u bashkuar në një “forcë të madhe” në jug.
Sky News duke cituar profesorin Michael Clarke, i cili ka bërë vazhdimisht analiza të mbrojtjes që kur nisi lufta, ka thënë se nëse rusët në Mariupol fitojnë ndaj ukrainasëve, atëherë do të nisin një ofensivë më të madhe me të paktën 6 mijë trupa, përcjell Demokracia.com.
Pyetur nëse ka mundësi që Mariupol të bie, Clarke u shpreh shumë i bindur se një gjë e tillë mund të ndodhë.
“Po, ka mundësi – shumica e njerëzve mendojnë se kjo është çështje orësh tani, jo ditësh”, tha ai.
Clarke ka shtuar tutje se “do të ishte i befasuar nëse Mariupol nuk do të ishte në duart e rusëve deri nesër”, përcjell Demokracia.com.
Ushtria ukrainase sot ka thënë se forcat ruse vazhdojnë të bombardojnë qytetin port kyç jugor të Mariupolit dhe po planifikojnë të nisin një ofensivë pranë fabrikës së çelikut Azovstal.
Pranë kësaj, fabrike, thuhet se janë vendosur forcat ukrainase.
Sipas ushtrisë ukrainase, forcat ruse vazhdojnë të kryejnë sulme në infrastrukturën civile në rajonet Kharkiv dhe Zaporizhzhia në verilindje të Ukrainës./Demokracia.com/