ShowBiz
Këtë surprizë ia bëri Mikela Erionit pas largimit nga “Për’Puthen”
Demokracia
17:36 | 13 Prill 2022

Share:

Sezoni i tretë i “Për’Puthen” po vazhdon të zhvillohet me shumë ngjarje të reja.

Nga ky emision para pak kohësh dolën çift dy konkurrentët e këtij sezoni, Mikela dhe Erioni.

Erioni e surprizoi Mikelen me një këngë dedikuar asaj në puntatën e fundit, ku kjo e fundit nuk hezitoi ti thotë, “Të dua”.

Ndërsa pas daljes nga ky reality-show, çifti folën për herë të parë në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Shqipëria Live (@shqiperialive_tch)

Ndër të tjerash Erioni tregoi për një surprizë që ia ka bërë Mikela.

“Para dy tre ditësh isha pak i mërzitur dhe isha me angazhimet e mija në Prizren, Mikela erdhi dhe më bëri surprizë, vetëm se më pa se isha i mërzitur” tha Erioni.

Kujtojmë se nga ky reality-show para pak kohësh doli çift edhe Bashkimi me Alvisen, mirëpo ata u ndan pak kohë pas largimit. /Lajmi.net/

Të ngjashme