Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes së kthimit në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll mes Ramiz Sadikut dhe Dritës.
Skuadra kryeqytetase që bën gara në Ligën e Parë, Ramiz Sadiku ka gjasat minimale për ta përmbysur Dritën në ndeshjen e kthimit dhe të kaloj në finale të Kupës së Kosovës, shkruan Demokracia.com.
Drita e Ardian Nuhiut triumfoi 3:0 në ndeshjen e parë në Gjilan dhe kësisoj janë komod në ndeshjen e dytë në Prishtinë.
Ndeshja fillon nga ora 14:00.
Formacionet zyrtare:
Ramiz Sadiku: Bislimi, Veliu, Hana, Dermaku, Kiçmari, Misini, Behrami, Musa, Bylykbashi, Ademi, Maxhuni.
Drita: Rexhepi, P.Islami, D. Islami, Balde, Blakqori, Broja, Jashari, Krasniqi, Ajzeraj, Namani, Simonovski./Demokracia.com/