Llapi ka publikuar pamjet e fushës së stadiumit “Zahir Pajaziti” në Podujevë në prag të ndeshjes me Prishtinën.
Fituesit në fuqi të Kupës së Kosovës edicionin e kaluar do të sfidohen në ndeshjen e kthimit sot nga Prishtina në Kupën e Kosovës në futboll, shkruan Demokracia.com.
Gjendja e fushës në stadiumin “Zahir Pajaziti” duket në gjendje shumë të mirë disa orë para kësaj sfide.
Pritet që një numër i madh i shikuesve ta ndjekin këtë duel nga shkallët e stadiumit. Llapi ditë më parë njoftoi se biletat do të jenë falas për këtë ballafaqim.
Trajneri Tahir Batatina dhe futbollistët e tjerë të Llapit janë shprehur kundër Prishtinës për ta është “ndeshja e vitit”.
“Bardhekaltrit” synojnë mbrojtjen e trofeut për të siguruar edhe pjesëmarrjen në garat evropiane, ngase gjasat për titull po zbehen dita e ditës. /Demokracia.com/