Sport
Champions vazhdon edhe sonte: Atletico dhe City synojnë kualifikimin, Liverpooli me punë të lehtë
Demokracia
09:57 | 13 Prill 2022

Share:

Evenimenti më i madh në Evropë për klube, Liga e Kampionëve vjen sot me dy ndeshje shumë interesante të cilat edhe zbulojnë dy gjysmëfinalistët tjerë.

Në stadiumin “Wandametropolitano”, Atletico Madridi dhe Manchester City synojnë kualifikimin për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan Demokracia.com.

Plasmani tutje është i hapur për dyja skuadrat, ndonëse “qytetarët” kanë avantazhin pas ndeshjes së parë (1:0).

E Liverpooli në takimin tjetër ka punë më të lehtë për të siguruar kalimin në gjysmëfinale.

“Të Kuqtë” luajnë në Anfield ndeshjen e kthimit ndaj Benficës të cilën ndeshjen e parë e mposhtën 1:3.

Dyja përballjet në fjalë nisin nga ora 21:00./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Prill 2025