Sport
Sot mësohen finalistët e Kupës së Kosovës, vëmendja në sfidën Llapi – Prishtina
Demokracia
09:16 | 13 Prill 2022

Share:

Sot luhen ndeshjet kthyese gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Padyshim e gjithë vëmendja do të jetë në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë ku ndeshën Llapi e Prishtina.

Takimi i parë u mbyll me fitoren e Prishtinës me rezultat 2:1 duke lënë kështu të hapur gjithçka për ndeshjen kthyese.

Drejtuesit e Llapit janë të bindur se kanë forcë për ta përmbysur këtë rezultat, derisa tashmë kanë marrë vendim që hyrja për tifozë të jetë falas në mënyrë që mbështetja e madhe mos të mungojë.

Takimi tjetër gjysmëfinal është ai ndërmjet Dritës dhe Ramiz Sadikut, ku skuadra gjilanase duket e kualifikuar në finale pasi takimin e parë e mbylli me rezultat 3:0.

Të dyja ndeshjet luhen me fillim nga ora 14:00./Demokracia.com/

Të ngjashme