90 minutat nuk kanë sjellur fituesit e takimit të kthimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja mes Real Madridit dhe Chelseat përfundoi 1:3 pas 90 minutave në “Santiago Bernabeu”, njësoj sikurse në Londër një javë më parë, shkruan Demokracia.com.
“Blutë” e Londrës realizuan tre gola me Mount (15’), Rudiger (51’) dhe Ëerner (75’), por që nuk mjaftuan të përmbysin Real Madridin që realizoi golin e vetëm me Rodrygon.
Kujtojmë se në ndeshjen tjetër, Villarreali është kualifikuar në gjysmëfinale, pasi e eliminoi gjigantin gjerman, Bayern Munich./Demokracia.com/