Sport
Zyrtare: Prizreni 16 ndahet me një nga basketbollistët më të mirë
Demokracia
18:43 | 12 Prill 2022

Share:

Klubi i Basketbollit Prizreni 16 ka mbyllur bashkëpunimin me basketbollitin e huaj, Tyrell Williams.

Prizrenasit dhe Williams kanë ndarë rrugët me marrëveshje të dyanshme, bën të ditur klubi përmes një njoftimi, shkruan Demokracia.com.

“Me marrëveshje të dyanshme klubi basketbollit Prizreni-16 dhe lojtari Tyrell Williams kanë ndërprerë bashkëpunimin. Klubi falënderon për kontributin dhe i dëshiron suksese në vazhdim të karrieres”, thuhet në njoftimin e klubit.

Gjithashtu, Prizreni-16 njoftoi se Urim Zenelaj do të rikthehet së shpejti nga lëndimi./Demokracia.com/

Të ngjashme