Lajme
Jahja Koka ia zbërthen Enver Hoxhajt “qiellin e hapur dhe yllin polar”, pas kërkesës së Kurtit
Demokracia
15:19 | 12 Prill 2022

Share:

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka e mori fjalën në Kuvend, pasi kryeministri Kurti i tha t’i përgjigjej deputetit të PDK-së Enver Hoxhajt, pasi ky i fundit ia përmendi hapjen e qiellit në kohë ramazani, teksa e kritikoi për numërim të sukseseve teknike në politikë të jashtme.

Deputeti Koka para deputetëve ia zbërtheu Hoxhajt “qiellin e hapur dhe yllin polar”.

“Kur është fjala për hapjen e qiellit, mendohet kështu fenomeni shpjegohet se në mes natës paraqitet një dritë, meqë dielli rigjeneron një stuhi kuantike, bëhet një fenomen kuantik në molekulat e atmosferës dhe gjenerohet në gjëra të bukura me një energji optike të madhe dhe këto quhen Aurela Borelis. Kurse ylli polar është yll i cili shërben për orientim dhe ky orientim falë faktit që boshti i tokës është konstant, megjithatë pas 13 vjetësh ndërron edhe ai drejtim. Nifar ylli quhet Shaban, më vonë do të jetë një yll tjetër i quajtur vega. Kjo është përgjigja lidhur me nominimin”, tha Koka. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme