Artem Severiukhin ka kërkuar falje për atë që ndodhi gjatë ceremonisë së çmimeve të një gare karting në Portimao, por mohoi të ketë bërë përshëndetjen naziste.
Piloti 15-vjeçar rus me patentë italiane, i cili përfundoi në qendër të polemikave për gjestin e tij dhe u shkarkua gjithashtu nga ekipi i tij Ward Racing, ka folur për rastin problematik në një postim në Instagram: “Dua t’u kërkoj falje të gjithëve për atë që ndodhi gjatë kampionatit evropian të Karting. Duke qëndruar në podium bëra një gjest që shumë e perceptuan si një përshëndetje naziste. Kjo nuk është e vërtetë, “tha Severiukhin pothuajse i përlotur.
Edhe Federata Ruse e Automobilizmit e ka shpërndarë videomesazhin e pilotit të ri. “Kjo nuk është e vërtetë, unë kurrë nuk e kam mbështetur nazizmin. Unë e konsideroj atë një nga krimet më të këqija kundër njerëzimit. E di që u tregova budalla dhe jam gati të ndëshkohem, por ju lutem më besoni: nuk kishte asnjë qëllim në veprimet e mia”, shtoi rusi. Nga ana e saj, RAF e dënoi episodin, duke cilësuar si të papranueshëm “madje edhe një shfaqje aksidentale të fashizmit dhe nazizmit në sportin motorik rus, apo mesin e sportistëve rusë”.
Megjithatë, në një pasazh të paqartë të mesazhit të tij, Severiukhin i referohet një “zakoni” të papërcaktuar italian, të bërë për të kënaqur djemtë që po e duartrokisnin nën podium. “Vetëm doja të bëja gjestin dhe nuk mund ta shpjegoj si lindi”, ishte sqarimi i tij i pakuptueshëm.
View this post on Instagram