ShowBiz
The Weeknd nuk do të jetë pjesë e Grammy Awards derisa të largohen komitetet e fshehta që vendosin për nominimet
Demokracia
11:15 | 12 Mars 2021

Share:

The Weeknd ka thënë se do të bojkotojë ceremonitë e ardhshme të Grammy Awards, pasi nuk u nominua në asnjë kategori këtë vit.

Këngëtari kanadez i hitit ‘Blinding Lights’, këngë kjo që ishte kënga më e shitur e vitit të kaluar nuk u nominua në asnjë kategori të Grammy Awards, transmeton Demokracia.com.

Ai e quajti këtë si një sulm kundër tij.

Në një deklartë të fundit ylli i muzikës pop tha se nuk do të lejojë që ekipi i tij të paraqesë muzikën e tij në Grammy.

Ai tha se do të mungonte në ngjarje derisa Akademia e Regjistrimit, e cila organizon çmimet, të hiqte qafe “komitetet e fshehta” që vendosin për shumë nga nominimet. /Demokracia.com/

Të ngjashme