Familja dhe miqtë e një britaniku që luftonte në Ukrainë i thanë BBC-së se ai i kishte telefonuar dhe u kishte thënë se njësia e tij po dorëzohej tek forcat rus, transmeton Demokracia.com.
Aiden Aslin, një vendas nga Newark, ka qenë i përfshirë në luftimet në Ukrainë që kur u transferua në vend në vitin 2018 dhe iu bashkua Trupave Detare të Ushtrisë së Ukrainës.
Javët e fundit, njësia e Aiden është përfshirë në mbrojtjen e Mariupolit, një qytet në jug të Ukrainës që është shkatërruar plotësisht nga forcat ruse që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.
Nëna e tij Ang Wood i tha BBC-së se djali i saj i tha asaj se njësia nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të dorëzohej. “Ai më thirri dhe tha se nuk kishin më armë. Unë e dua djalin tim, ai është heroi im. Ata luftuan si luanë”, tha Ang Wood për BBC.
Miku i tij Brennan Phillips gjithashtu tha se kishte dëgjuar nga ai. Aiden i tha atij se njësisë së tij i kishte mbaruar ushqimi dhe municioni dhe ata nuk kishin më zgjidhje tjetër veçse të dorëzoheshin. “Unë nuk mund të dal, nuk mund të luftoj. Ata nuk kishin zgjidhje tjetër. Jam i sigurt se do të kishin qëlluar plumbin e fundit nëse do të kishin”, tha Phillips.
Kujtojmë se në fillim të luftës, Rusia njoftoi se do të ndiqte penalisht të gjithë vullnetarët e huaj që u kapën duke luftuar në anën e Ukrainës. /Demokracia.com/