Lazio sot do ta ketë një test të rëndësishëm në Serie A, shkruan Demokracia.com.
Skuadra e Vedat Muriqit do të ndeshet me Crotonen në kuadër të javës së 27-të, derisa sulmuesi kosovar pritet ta ketë rastin e vetë.
Lazio në sfidat e fundit nuk ka pasur performancë të mirë ku në dy ndeshjet e fundit ka pësuar humbje.
Inzaghi pritet që këtë herë t’i jep më shumë mundësi sulmuesit kosovar për të cilin është e rëndësishme të ketë sa më shumë minuta në fushë për ta arritur formën maksimale.
Ndeshja Lazio – Crotone luhet nga ora 15:00. /Demokracia.com